E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria greke masa të zbusë ndikimet e krizës ndaj emigrantëve

Shtypi që del në gjuhën shqipe në Athinë duke iu referuar praktikave të reja për lejet e qëndrimit flet për krijimin e shërbimeve me një ndalesë për dokumentacionin e qëndrimit të emigrantëve dhe për një lehtësim të praktikave të lëshimit të nënshtetësisë.

Gazeta “Tribuna” që del në Athinë në gjuhën shqipe shkruan se paketa e re e masave përfshin krijimin e një baze të dhënash të unifikuar për emigrantët, mbi të cilin do të bazohen procedurat administrative që lidhen me qëndrimin, nënshtetësinë, situatën urbane dhe sidomos “kartën e emigrantit”. Pjesë e paketës është edhe përmirësimi i kuadrit ligjor për marrjen në punë të emigrantëve nënshtruar legjislacionit në vendet e Bashkimit Evropian.

Masat e qeverisë greke vijnë në një kohë kur komuniteti i shqiptarëve në Greqi përballet me mjaft vështirësi, sidomos në humbjen e vendeve të punës, rënien e qarkullimit tregtar, veçanërisht të bizneseve të vogla të emigrantëve, si dhe pasigurive financiare. Shumë prej shqiptarëve që kanë vite që kane emigruar, megjithëse janë në vështirësi për të siguruar punë tani e kanë të vështirë të kthehen në Shqipëri për shkak të integrimit të fëmijëve në sistemin arsimor grek.

 Një pjesë tjetër po ndjekin kohët e fundit dy-punësimin. Kjo kategori emigrantësh kthehen për të punuar me muaj në Shqipëri në pjesën më të madhe të vitit dhe në pjesën kur afrohen më shumë punë sezonaleqëndrojnë në Greqi. Prej dhjetorit të vitit të shkuar liberalizimi i vizave me Shqipërinë nga vendet e Bashkimit Evropian ka lehtësuar ndjeshëm lëvizjen e shqiptarëve në kufi dhe rrjedhimisht edhe të një kategorie të madhe të emigrantëve që punonin prej vitesh në Greqi dhe nuk kishin siguruar dokumentet legalizimit. /Start/voa/

                                                                                             2011-07-21 09:52
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›