Maqedoni, BDSH dënon ndërhyrjet e policisë në familjet shqiptare
Shkup -BDSH vlerëson se bastisja dhe dhuna e mbi 3000 familjeve shqiptarë vetëm për tre muajt e fundit janë dëshmi se autoritetet shtetërore të Maqedonisë nuk lënë mjet pa përdorur për të provokuar destabilizimin e vendit. Në mbështetje të tezës se nëse Maqedonia nuk hyn në NATO ka rrezik që të destabilizohet vendi dhe rajoni, koalicioni qeveritar VMRO-BDI ka ndërmarrë një fushatë diplomatike në politikën e jashtme dhe një dhunë të paparë ndaj shqiptarëve në politikën e brendshme.
Bastisja dhe dhuna e mbi 3000 familjeve shqiptarë vetëm për tre muajt e fundit janë dëshmi se autoritetet shtetërore të Maqedonisë nuk lënë mjet pa përdorur për të provokuar destabilizimin e vendit.
Bastisja, dhuna dhe presionet ndaj botuesit dhe drejtorit të së përditshmes shqiptare “Koha” në Shkup, z. Arben Ratkoceri dhe të familjes së tij, hyjnë në funksion të terrorit shtetëror për të imponuar heshtjen mediatike ndaj shtetrrethimit të pashpallur të vendbanimeve shqiptare të komunave të Shkupit, Hasnabegut, Haraçinës, Kumanovës dhe Likovës.
Bastisjet dhe arrestimet në Haraçinë, Çair të Shkupit dhe Opajë të Kumanovës janë sinjal alarmi për të gjitha institucionet demokratike ndërkombëtare se Maqedonia po hyn në një konflikt të pashmangshëm me shqiptarët, pasojat e të cilit mund të rrezikojnë paqen dhe sigurinë në rajon.
Heshtja para këtij terrori shtetëror interpretohet si inkurajim për të vazhduar dhunën ndaj shqiptarëve.Bashkimi Demokratik Shqiptar kërkon nga qeveria e Shkupit e sidomos nga partia shqiptare ne pushtet, që publikisht të prononcohen për shkaqet e bastisjeve dhe maltretimeve të cilët ndodhin muaj me radhë në territoret e banuara me shqiptarë.
Të gjithë ata që janë të interesuar për stabilitetin e kësaj pjese të Ballkanit duhet të ushtrojnë ndikimet e tyre dhe format e ndryshme të presioneve ndaj qeverisë së Shkupit para eskalimit të situatës politike dhe asaj të sigurisë. Ina