Veteranët serbë të luftës përleshen me policinë në kufi me Kosovën
Mitrovicë - Qindra veteranë serbë të luftës janë përleshur sot me trupat speciale të policisë. Rreth 1 mijë persona, tentuan të kalojnë kufirin në drejtim të Kosovës, kur ata janë ndaluar në kufi. Për pasojë pati konfrontime të ashpra. Rezervistët e ushtrisë ish-Jugosllave po bllokojnë një rruge kyçe rajonale në Kursumlija që lidh Serbinë me shtetin kosovar nëpërmjet pikës kufitare të Merdarit.
Protestuesit kanë hedhur parulla kundër vendosjes së misionit civil evropian EULEX në territorin e Kosovës. Ata kanë kërkuar që të shpërblehen për shërbimin e tyre në luftën e Kosovës, gjatë viteve 1998-1999 si dhe kërkojnë lirimin e dy te burgosurve për krime lufte në Kosove.
Kryetari i protestës Dejan Milosevic ka deklaruar se 10 persona janë plagosur gjatë përballjes me policinë, ndërkohë që burime zyrtare njoftojnë edhe plagosjen e gjashtë policëve.