E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pjesa veriore e Kinës përfshihet nga moti i keq

Pekin -Pjesa veriore e Kinës është përfshirë nga dëbora dhe moti i ftohët, duke shkaktuar kaos në udhëtim për qindra persona, njoftoi media shtetërore dhe departamenti meteorologjik.Në Aeroportin Ndërkombëtar Binhai për shkak të dëborës së dendur, që ka bllokuar gjithashtu edhe rrugët dhe linjat hekurudhore, janë anuluar të gjitha fluturimet. Aeroportet në Qingdao dhe Jinan në provincën Shandong janë prekur gjithashtu nga dëbora, ku shumë fluturime janë vonuar, njoftoi agjencia e lajmeve Hsinhua.

Moti në Pekin është i kthjellët, por me erë, ku temperaturat e ulëta arrijnë në minus 12 gradë Celsius, njoftoi Administrata Meteorologjike e Kinës. Por në zonat e tjera verilindore të Kinës temperaturat kanë rënë në 17 gradë Celsius deri në minus 26 gradë Celsius dhe më poshtë, shtoi administrata.

Në provincat veriperëndimore Gansu and Shanxi dhe rajonin verior të Mongolisë së Brendshme pritet gjithashtu një rënie e ndjeshme e temperaturave, dëborë e dendur dhe breshër, njoftoi televizioni shtetëror. Departamenti meteorologjik njoftoi se rënia e ndjeshme e temperaturave, dëbora dhe breshëri do të vazhdojnë të godasin zonat qendrore, lindore dhe jugore të Kinës gjatë dy ditëve të ardhshme.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›