Topi takim me Berishën dhe Ramën të martën
Edhe pse jo zyrtare, negociatat intensive kanë vijuar edhe gjatë ditës së sotme. Duket se takimi i nesërm do të jetë më konkret për sa i përket kushteve që do të propozojë presidenti i Republikës.
Megjithatë, përpara këtyre takimeve, Topi pritet të “këshillohet” nga ambasadorët perëndimorë në Tiranë, në përpjekje për të gjetur një zgjidhje për ngërçin politik të krijuar prej rreth gjashtë muajsh.
Burime zyrtare nga presidenca, thonë se Topi do të zhvillojë takime të ndara me ambasadorin e Spanjës, Manuel Montobio, i cili përfaqëson Bashkimin Evropian, dhe me ambasadorin e KE-së, Helmur Lohan.
Tryeza e parë midis Berishës dhe Ramës, të ndërmjetësuar nga Topi u zhvillua të shtunën, megjithëse nuk pat ndonjë rezultat.