Zbulohen 4 vrasjet makabre të “monstrës” nga Librazhdi
Ngjarja ndodhi më 04.02.2010 në vendin e quajtur Pervall të komunës Lunik të rrethit të Librazhdit, ngjarje e cila ka zbardhur edhe një sërë vrasjesh të tjera të realizuara në vite nga ky shtetas.
Operacioni i koduar “Sheshi i Pervallit”, përfundoi me arrestimin e shtetasit Haki Miska. Më 4 shkurt ai vrau të ëmën, Dije Miska dhe plagosi të bijën B. Miska. Shkak për vrasjen ishte një konflikt midis tij dhe së ëmës, ndërkohë që ajo dinte krimet që kishte realizuar i biri. Policia ka zbuluar pas hetimeve intensive, se shtetasi Haki Miska ka kryer një vrasje në prill të vitit 1994, duke i shkaktuar vdekjen ish-bashkëshortes, shtetases Mimoza Miska, e lindur më 04.03.1962.
Pasi e ka tortuar dhe me pas vrarë me mjete të forta, autori e ka groposur atë në tokën pranë shtëpisë së tij. Me pas autori e ka denoncuar si të humbur ish-gruan e tij dhe emri saj ka figuruar si e larguar nga banesa në listat e kërkimit të Drejtorisë Policisë Elbasan. Aktualisht në vendin e treguar nga vetë autori po punohet për gjetjen e eshtrave të groposura.Vrasja është kryer për motive xhelozie.
Një vit më vonë, pranë më 1995, Misku ka vrarë shtetasi Gani Bruku, ish-njerku i tij , i lindur më 19935. Pasi e ka torturuar e me pas vrarë me mjete të forta e ka servirur para organeve të policise si një ngjarje aksidentale duke bashkëpunar për fshehjen dhe kryerjen e krimit me shtetasen Dije Bruku që është njëkohësisht nëna e autorit. Alibia e tyre ka qene se shtetasi Gani Bruku ka rënë nga lartesia e një peme. Vrasja ka ndodhur për konflikte pronësie.
Por nuk kanë përfunduar këtu krimet e këtij shtetasi. Po më 1995, përkatësisht më 18 gusht, ka vrarë shtetasin Qamil Din Lluka. Pasi e ka torturuar e me pas hedhur nga maja e një shkëmbi në vendin e quajtur shkalla e kuqe, ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Kjo ngjarje është evidentuar si aksidentale për shkak se viktima njihej si përdorues i rregullt i pijeve alkolike e ishte mësues në zonen ku ndodhi ngjarja.Vrasja ka ndodhur per motive te xhelozie.