Topi pret Dobjanin në përfundim të mandatit të dytë
Presidenti Topi e përgëzoi zotin Dobjani për përfundimin me sukses të mandatit të tij të dytë.
“E konsideroj një vlerë të madhe krijimin e Institucionit të Avokatit të Popullit dhe përparimin e tij hap pas hapi. Puna e dobishme e këtij Institucioni të pavarur duhet të shërbejë si model dhe si nxitje që ju dhe pasardhësit tuaj të vazhdoni misionin e nisur”, theksoi Topi gjatë takimit.
Nga ana e tij, avoktai Dobjani i dorëzoi edhe një kopje të raportit vjetor që më parë ishte depozituar edhe në Parlament. Gjithashtu zt. Dobjani duke siguruar se Institucioni i drejtuar nga ai do të vazhdojë punën me të njëjtin përkushtim, shprehu mirënjohjen për bashkëpunimin e frutshëm që ka pasur Institucioni i Presidentit të Republikës me atë të Avokatit të Popullit, duke nënvizuar faktin se “ndihmesën dhe mbështetjen e Presidentit, edhe atë ta paraardhësve, e ka ndjerë nga afër, veçanërisht atë të Presidentit Topi.”