E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedoni/ Cërvenkovski krijon front kundër Gruevskit

Opozita maqedonase e kryesuar nga lideri i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë, Branko Cërvenkovski, ka formuar front kundër qeverisë në Shkup. Me moton "Koha është për aksion, koha është për rezistencë, koha është për front", në koalicionin opozitar janë bashkuar 12 parti.
Qëllimi politik që ka ky koalicion opozitar është hyrja e Maqedonisë në BE dhe NATO, hapja e vendeve të reja të punës, përmirësimin e standarteve dhe krijimit të ambientit për investime të jashtme. Asnjë nga partitë shqiptare në Maqedoni nuk ka hyrë në këtë koalicion opozitar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›