SHBA: Do vazhdojmë t'i shesim armë Taivanit
Shtetet e Bashkuara kanë ndërmend t'i kryejnë deri në fund detyrimet e tyre për t'i siguruar Taivanit kapacitete për mbrojtje autonome.
Lajmin e ka bërë të ditur Wallace Gregson, ndihmëssekretar i Departamentit amerikan të Mbrojtjes, pas njoftimit të planit për shitjen e armëve me vlerë 6.4 miliardë dollarë Taipeit.
Gregson ka shtuar më tej se pavarësisht këtij vendimi, Shtetet e Bashkuara janë të interesuara për të ruajtur marrëdhënie të mira me Kinën.
Për shkak të shitjes së armeve, Kina anuloi javën e kaluar shkëmbimet ushtarake me Uashingtonin, si dhe vizitat që disa oficerë të lartë kinezë kishin në plan të kryenin në SHBA.