E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irak/ 46 të vdekur nga atentati në Bagdad

është 46 të vdekur dhe 106 të plagosur bilanci i atentatit të kryer nga një person i veshur me vello islamike, i cili u hodh në erë në zonën lindore të Bagdadit. Fillimisht, një burim i policisë irakene, i cituar nga televizioni satelitor "Al Arabiya", fliste për një grua të veshur me një rrip me eksploziv, që u hodh në erë pranë një grupi pelegrinësh sheitë.
Por më pas, i dërguari i televizionit "Al Jazeera" ka deklaruar se atentatori ishte një burrë, i cili e kishte mbuluar fytyrën me një vello.
Lajmi është konfirmuar edhe nga agjencia lokale e lajmeve "Nina", sipas të cilës kamikazi u hodh në erë në një tendë ku forcat e sigurisë kontrollonin gratë pelegrine për të shmangur atentatet.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›