Maqedoni/ Fuere: është herët të flitet për referendum
Sipas euoambasadorit Ervan Fuere, është tepër herët që të flitet për referendum në Maqedoni, pasi nuk janë arritur fazat finale në negociatat me Greqinë për emrin.
Megjithatë, ai konsideron se deklarata e kryeministrit Nikola Gruevski për referendum bën të ditur emergjencën e bisedimeve bilaterale midis Maqedonisë dhe Greqisë, ndërsa sipas tij, problemi nuk do të zgjidhet me dhënien e deklaratave nga të dyja palët, por të dyja palët duhet të ulen dhe të gjejnë zgjidhje.
Ai sqaroi se Këshilli Evropian (KE) është i përkushtuar në temën Maqedonia të marrë datë për negociata gjatë presidencës spanjolle. Fuere shpreson se gjatë shtatë javëve të ardhshme do të arrihet përparim i konsiderueshëm me qëllim që paralajmërimi optimist i ministrit të Punëve të Jashtme të Spanjës, Moratinos, Maqedonia të marrë sa më shpejtë datën për negociata për hyrje në BE.