Plagoset 24-vjeçari, prangosen autorët
LEZHË- Një 24-vjeçar është plagosur me armë zjarri tip pistoletë në fshatin Kolsh të Lezhës. I plagosuri është Përparim Hasani, i cili aktualisht po mjekohet në spitalin e Lezhës dhe është jashtë rrezikut për jetën. Policia e Lezhës thotë se janë identifikuar dy autorë të ngjarjes, por ende nuk është bërë e mundur kapja e tyre. Gjithmonë sipas policisë, dy autorët ishin brenda një automjeti kur kanë sulmuar 24-vjeçarin me armë zjarri, ndërsa ky po ecte në rrugë. Mbeten ende të paqarta rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes.