AMC fituese e licencës së dytë 3G
TIRANE-Kompania Celulare që fiton licencën e dytë 3G është AMC.
Kreu i AKEP, Pirro Xhixho konfirmoi sot se oferta më e lartë në tenderin për licensën e dytë 3 G, ishte ajo e AMC me 15.9 milionë euro kundrejt ofertës së Eagle Mobile me 12.9 milionë euro.
Xhixho theksoi se Kompania e katërt celulare, Plus nuk mori pjesë ne tenderim.
Në Qershor të këtij viti u cel gara për licencën e dytë 3G. Çmimi dysheme i kësaj gare ishtë 12.5 milionë Euro dhe kushtet ligjore e teknike ishin po ato të garës për licencën e parë 3G, që u hap në vjeshtë të vitit të kaluar, dhe u fitua nga kompania Vodafone Albania me ofertën 31.4 milionë Euro. Tenderi u administrua nga AKEP.
Përdorimi i teknologjive të brezit të tretë të njohura si 3G apo Third Generation nga kompanitë celulare sjell një kapacitet shumë më të lartë në transmetimin e të dhënave në telefonat e pajisjet celulare dhe rrit shumë herë shpejtësinë e internetit në këto aparate.
Qeveria vlereson aplikimin e teknologjisë 3G si një hap tjetër i rëndësishëm në realizimin e projektit Shqipëria Digjitale.
(d.b/BalkanWeb)