E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedoni: Gjykatat në ndikimin e politikës

Gjykatat në Maqedoni vazhdojnë të punojnë nën ndikimin e partive politike në pushtet. Kështu kanë vlerësojnë ekspertët juridikë për REL duke komentuar rivotimin e djeshëm në disa komuna në kuadër të zgjedhjeve lokale.

Naser Zyberi, ekspert thotë se vendimet e tilla të Gjykatës, janë dëshmi e qartë se në Maqedoni nuk kemi pushtet gjyqësor të pavarur. “Gjykatat në Maqedoni, apo në përgjithësi sistemi gjyqësor, duke përfshirë këtu edhe Prokurorinë, janë nën presion të drejtpërdrejt të politikës. Pushteti politik, Qeveria dhe Parlamenti kanë ndikim të drejtpërdrejtë në marrjen e vendimeve".

"Gjykata Administrative është shembulli më eklatant se si, me rastin e shqyrtimit të ankesave për zgjedhjet lokale, ndikimi i VMRO DPMNE-së, si partia kryesore në pushtet, krijoi në fakt vendimet e Gjykatës Administrative, pra, nuk kishim vendime të ekspertëve gjyqësorë, por direktiva të VMRO-DPMNE-së”, thotë Zyberi.

Ndërkohë, Trëndafil Ivanovski, ish-kryetar i Gjykatës Kushtetuese, thotë se me vendimet e këtilla kundërthënëse, Gjykata Administrative jo vetëm që është vënë në shërbim të pushtetit duke shkelur mbi pavarësinë dhe profesionalizmin, por ajo ka shkelur edhe mbi vullnetin e elektoratit dhe se vendime të tilla mund të merren edhe në të ardhmen./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›