E Shtunë, 31 Tetor 2026

Daçiq: S’është tradhtuar, është bërë luftë për Kosovën

Ivica Daçiq thotë se nuk do ta frikësojnë kërcënimet që po i shkojnë përmes telefonit dhe shton se me marrëveshje nuk është tradhtuar askush, se nuk është shitur asgjë dhe se nuk është pranuar asgjë."Këto ditë jemi ballafaquar me kërcënime të ndryshme (Aleksandër) Vuçiq dhe unë e supozoj se edhe kryetari Nikoliq. Po kërcënohen familjet tona duke menduar se po na frikësojnë. Është e kotë të shkruani SMS", ka thënë Daçiq, transmeton Tanjug.

Ai ka pyetur nëse dikush mund të i akuzojë për tradhti ata që e kanë udhëhequr luftën për Kosovën, ndërsa të tjerët, kanë demonstruar, kanë dezertuar dhe kanë simpatizuar që Serbia të bombardohet".

"Pse kemi bërë luftë? Për Kosovën. Pse e kemi tradhtuar ne Kosovën? Ç’kemi humbur ne në Kosovë? Thonë e ke tradhtuar Prizrenin e a kuptojmë ne realitetin në Kosovë? A e kuptojnë se aktualisht se as që kemi tradhtuar gjë, as që kemi pranuar gjë, e as shitur. Ne kemi shpëtuar, ruajtur, atë që mund të shpëtohet", ka thënë Daçiq.

"Me Thaçin dhe me delegacionin e Kosovës kam biseduar dhjetë herë, kam marr përsipër rrezikun të bëj punë në emër të Serbisë për të cilën që nga fillimi e kam ditur se nuk është e popullarizuar dhe në të gjitha bisedat kam pasur ndjenë të madhe hidhërimi, padrejtësie, rëndësisë së situatës, por për popullin duhet luftuar. Nëse nuk duam të vritemi duhet bërë përpjekje për politikë racionale", ka përfunduar Daçiq./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›