Maqedoni, PDSH nuk kthehet në Kuvend deri në rrëzimin e qeverisë
Partia Demokratike e Shqiptareve në Maqedoni zyrtarizoi vendimin për t'u larguar nga Parlamenti, ndërkohë që kryetari i saj Menduh Thaçi tha se do të qëndrojë jashtë Kuvendit deri në rrëzimin e qeverisë së Gruevskit. Thaçi tha se kjo qeveri po ndërton një sistem përjashtues për shqiptarët.
"Pres momente shumë të mira për PDSH-në. Jam i bindur se shumë shpejt, kjo parti do të shndërrohet në një lëvizje kombëtare", është shprehur Thaçi në reagimin e tij. Një ditë më parë, anëtarë të Partisë Demokratike Shqiptare në Maqedoni e braktisën sallën parlamentare. "Parlamenti është vënë në funksion të partisë më të madhe në pushtet. Mënyra e vetme për të ndërhyrë është instrumenti demokratik i bojkotit", deklaroi të martën kreu i grupit parlamentar të PDSH-së, Imer Aliu. Braktisja e parlamentit ishte paralajmëruar ditë më parë nga kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi. Burime nga kjo parti bëjnë të ditur se PDSH-ja është e pakënaqur me zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe respektimin e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni