E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turqi, protesta kundër ligjit që ndalon duhanin

Më shumë se një mijë përfaqësues të lokaleve apo bareve të ndryshme u mblodhën në Ankara të martën, për të protestuar ndaj ligjit që ndalon konsumimin e duhanit në vendet publike, dhe që hyri në fuqi në muajin korrik. Qeveria turke me mbështejtjen e kryeministrit Tayyip Erdogan, dekretoi ligjin anti duhan në vendet publike, ku përfshihen kafenetë, restorantet dhe baret. Protesta e së martës u zhvillua në parkun e Ankarasë, Abdi Ipekci, ku rreth 2000 njerëz thërrisnin: "Zoti kryeminister, ne kërkojmë një politikë të re për duhanpirjen". Manifestimi është drejtuar nga shoqata e pronarëve të kafeneve të cilët u shprehën shumë të shqetësuar për këtë fakt, pasi edhe fitimi i të ardhurave ka rënë dhe do të bjerë ndejshëm nëse nuk lejohen personat duhanpirës. Ndërkaq në përgjithësi publiku në Turqi është i ndarë për këtë ligj. Ka nga ata banorë se një ligj i tillë është shumë i efektshëm dhe ndihmon në lënien e duhanit për disa persona. Qeveria turke beson se ky ligj do të përmirësojë dhe do të ndikojë pozitivisht në shëndetin e qytetarëve dhe do t'i inkurajojë ata ta lënë duhanin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›