E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuçi-EULEX-it: Informoni për diskutimet me Beogradin

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi në një letër dërguar shefit të Misionit të EULEX-it në Kosovë, Yves de Kermabon, ka kërkuar nga ai që institucionet e Kosovës të jenë vazhdimisht të informuar mbi diskutimet me Beogradin. Më herët disa gazeta të përditshme informuan për diskutimet që po zhvillon Misioni EULEX me Serbinë mbi Protokollet e Policisë, Drejtësisë, dhe Doganave.
Por ndërkaq zëdhënësi i EUELX-it thotë se institucionet e Kosovës janë plotësisht në dijeni për diskutimet me Beogradin. Sipas tij, Kermabon takohet çdo javë me kryeministrin Hashim Thaçi, ndërsa zëvendësshefi i EULEX-it, Roy Reev me zëvendëskryeministrin Hajredin Kuçi. Ky i fundit tha se ka marrë garanci nga Kermabon se nuk janë negociata dhe se EULEX-i nuk ka të drejtë për diçka të tillë, shkruan agjensia e lajmeve RTK. Sipas Kuçit, bashkëpunimi me EULEX-in është i mirë dhe çdo gjë tjetër jashtë këtij bashkëpunimi është i papranueshëm për institucionet e Kosovës. Ai tha se janë njoftuar vetëm përmes mediave për bisedime të mundshme ndërmjet misionit të EULEX-it dhe Serbisë. Për këtë Kuçi tha se ka kërkuar informacione nga shefi i këtij misioni. Megjithatë zëvendëskryeministri Kuçi tha se për aktivitetet e EULEX-it nesër do të njoftohen në detaje gjatë takimit të grupit punues për rendin dhe ligjin. Por ka qenë vetë misioni i EULEX-it që ka bërë të ditur fillimin e bisedimeve me Serbinë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›