E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedoni-Serbi, lëvizje të lirë vetëm me letërnjoftime

OHËR- Qytetarët e Maqedonisë dhe Serbisë nga dita e nesërme do të kenë mundësinë të lëvizin vetëm me letërnjoftime biometrike.

Ministrat e Punëve të Brendshme të Maqedonisë dhe Serbisë, Gordana Jankullovska dhe Ivica Daçic do të  nënshkruanjë sot në Ohër  marrëveshjen për kushtet e udhëtimit të shtetasve të dy vendeve në tërritoret respektive, raporton agjencia e lajmeve INA.

Marrëveshja që mundëson lëvizjen e lirë ndërmjet dy vendeve fqinje nënshkruhet fal axhendës së forumit dyditor ministror për drejtësi dhe punë të brendshme: BE - Ballkani Perëndimor.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›