Protestuesit afganë përleshen me policinë për vrasjet e NATO-s
Një qytet paqësor në veri të Afganistanit u kthye në një shesh dhune pas përleshjeve të protestuesve dhe të policisë vendëse, kur një sulm i NATO-s gjatë natës kishte vrarë katër civilë. NATO-ja e mbrojti operacionin e saj dhe tha se katër viktimat, dy prej të cilave femra, ishin rebelë të armatosur dhe qëlluan kundër trupave të tyre. Të paktën 12 persona u vranë të mërkurën, ndërsa protestuesit e armatosur me kallashnikovë, sëpata, granata dhe molotov u përleshën me policinë në rrugët e Taliqanit, qendra e provincës Takhar në verilindje të Afganistanit e, më pas sulmuan një bazë të vogël të NATO-s (me trupa gjermane) në periferi të këtij qyteti. Protestuesit thërrisnin vdekje amerikanëve dhe vdekje Karzait, duke iu referuar presidentit afgan.