Maqedoni, Topalli nxit debatet për historinë
SHKUP- Fjalimi i kryeparlamentares shqiptare Jozefina To palli në Parlamentin e Maqedonisë ka nxitur debate në mediat maqedonase. Pikërisht pjesa e fjalimit ku ajo flet për të dhënat historike se kush ka çliruar Shkupin, ku përmend pikërisht shqiptarët, ka nxitur kritika në adresë të saj.
“Këtë vit ne shqiptarët festojmë 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, festojmë 100-vjetorin e flamurit tonë. Në shkurt 1844, 10.000 kryengritës nën drejtimin e Dervish Carës, çliruan Shkupin. Që nga ajo kohë Shkupi, Manastiri dhe Dibra u bënë nga qendrat kryesore të lëvizjes shqiptare për çlirim kombëtar”, - ishte pjesa e fjalimit të Topallit. Instituti Maqedonas i Historisë në Shkup ka mohuar faktet e hedhura nga kryeparlamentarja shqiptare, duke shtuar se “Këto janë vetëm keqpërdorime nacional -romantike të historisë për qëllime politike”, bëri të ditur Instituti i Historisë në Shkup.
(el.me/BalkanWeb)