E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedoni: Trojka e ambasadorëve apelon për qetësi

18-04-2012 / Gazeta 55

Krerët e misionit të Bashkimit Evropian, NATO-s, OSBE-së dhe SHBA-së në Maqedoni sot ritheksuan mbështetjen e përpjekjeve të qeverisë për të vazhduar hetimet e vrasjes së pesëfishtë në Shkup.

"Ne dënojmë vrasjet e tmerrshme që ndodhën në afërsi të fshatit Smillkovë dhe shprehim ngushëllimet tona më të thella për familjet e viktimave. Jemi në dijeni se autoritetet po hetojnë këtë krim dhe janë në kërkim të autorit apo autorëve. Ne mbështesim përpjekjet e qeverisë që të vazhdojë procedurat hetimore dhe juridike në mënyrë sa më të shpejtë të mundshme, dhe inkurajojmë bashkëpunimin e qytetarëve në grumbullimin e të gjitha informacioneve në dispozicion lidhur me këto vrasje", theksohet në deklaratën e trojkës.

Krerët e BE, NATO, OSBE dhe SHBA-ve u bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve të qëndrojnë të qetë, të përmbahen nga spekulimet apo pohimet e pabazuara, dhe të tregojnë durim për rrjedhjen e procesit hetimor.

"Kur qytetarët inkuadrohen në dhunë apo bëjnë përpjekje për të marrë ligjin në duart e tyre, kjo vetëm se largon policinë nga hetimi dhe e bën më të vështirë nxjerrjen e vrasësve para drejtësisë“, thekson komuniteti ndërkombëtar.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›