E Diel, 1 Nëntor 2026

Lajmi/Vetëm Afrim Krasniqi ka pranuar ta “përqafojë” idenë e tij ndryshe në politikë

18-04-2012 / Gazeta 55

Këshilltarët e Presidentit Bamir Topi nuk pranojnë të shkojnë te partia e tij e re

Qenia bashkëpunëtor i afërt për Bamir Topin ka një kuptim për presidentin në ikje, por po ndodh një “hapje sysh”, tek këta bashkëpunëtorë, “këshilltarë”.
Si këshilltarë, që “i njohin dhëmbë e dhëmballë” Bamir Topit, stafi i ngushtë i tij - ku më të ngushtë se këshilltarët nuk ka - mësohet se jo vetëm nuk kanë pranuar të bëhen marioneta të partisë “në ardhje” të presidentit në ikje, por e kanë injoruar atë (partinë e re), duke mos pranuar të bëhen pjesë e “numërorëve të topit”, për llogari të Topit. Kjo ka shkaktuar krizë tek “fryma e re” e Bamirit, e cila pritet të abortojë politikisht ende pa u themeluar. Përveç disa të papunëve që s’kanë me se merren, këshilltarët pothuajse ia kanë prerë shkurt se s’kanë ndërmend të merren më me “hallin” e tij në politikë.
... Por... ka një përjashtim...
Afrim Krasniqi, që dikur “i bënte fresk” ish-presidentit Alfred Moisiut (edhe kur, të themi e akuzonin presidentin për dallavere me amnistitë ndaj të burgosurve), si “i vetmi trim në luftë” e ka shtuar dozën e “fresk-bërjes” këtë herë ndaj Bamir Topit (poshtë mbreti, rroftë mbreti), pse edhe vetëm ky (Bamir Topi), ka prenotuar një sigël partie, ndaj së cilës Alfred Moisiu nuk u tregua “vizionar”, të paktën për të mos e lënë Afrim Krasniqin, të bënte pehlinvallëqe të tipit, ul e ngul flamuj partish.
 

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›