Maqedoni, VMRO-DPMNE kryeson sërish sondazhet
SHKUP- Nëse sot do të zhvilloheshin në Maqedoni zgjedhjet e parakohshme, atëhere VMRO-DPMNE-ja do të kishte 48 deputetë, ndërsa LSDM-ja 37, BDI-ja do të merrte 16 mandate për deputetë, PDSH-ja nëntë, RDK-ja tre vende për deputetë dhe ''Demokracia e Re'' dy mandate.
Këto janë rezultatet e anketës së fundit të bërë nga 26-28 maj me 1 111 të anketuar nga Instituti për Demokraci, në kuadër të projektit "Përzgjedhja ime 2011".
Sipas investigimeve të Institutit për Demokraci, numri i votuesve të papërcaktuar arrin në 47,1 për qind, ndërsa pjesa më e madhe e të anketuarve të përcaktuar, 52,9 për qind, u deklaruan se në këto zgjedhje do të votojnë për VMRO-DPMNE-në (36,7), për LSDM-në 28,6 për qind dhe për BDI-në 13,1 për qind.
(d.b/MIA/BalkanWeb)