Maqedoni/ Vaksinimi kundër virusit A/H1N1, mund të ndërpritet
Vaksinimi kundër virusit AH1N1 u shndërrua në një dilemë për qytetarët e Maqedonisë, pasi nga Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni bëri të ditur se tek shtatë persona janë shfaqur efekte negative.
Sa është e sigurt ky vaksinim të vazhdohet ende nuk dihet. Në disa shtete të botës e kanë ndaluar vaksinimin, pasi që kishte efekte anësore të shumta.
Ndërkaq, numri i qytetarëve të interesuar për t'u vaksinuar është ulur dukshëm, pasi mbizotëron frika nga efektet anësore tani më të shfaqura edhe te disa persona në Maqedoni.