Indi/Guvernatori Pradesh jep dorëheqjen pas një skandali seksual
Një skandal seksual n Indi ka tronditur gjithë opinionin publik të një prej vendeve më konservarore në botë.
Bëhet fjalë për guvernatorin e shtetit Andra Pradesh, i cili ka dhënë dorëheqjen pas një skandali seksual në të cilin ka qenë protagonist.
Pamjet që "kryqëzojnë" ish guvernatorin janë transmetuar nga televizioni lokal, Abn Andhra Jyoti.
86-vjeçari Narayan Dutt Tiwari shfaqet në video duke abuzuar me dy femra. Dorëheqjen e guvernatorit e ka kërkuar presidentja e Indisë, Pratibha Patil.