Maqedoni, agjencitë qeveritare s`flasin shqip
Sipas medieve maqedonase një pjesë e madhe e agjencive dhe drejtorive qeveritare në Maqedoni nuk e aplikojnë gjuhën shqipe në faqet e tyre të internetit.
Agjencitë kryesore që nuk aplikojnë gjuhën shqipe, janë të rëndësishme për të informuar qytetarët.
Zëdhënësi i Qeverisë, Muhamet Hoxha kohë më parë deklaroi se një grup pune do të hartojë një urdhëresë apo vendim qeverie, i cili do të obligonte të gjitha institucionet përfshirë edhe ministritë për të respektuar dhe përdorur gjuhën shqipe në këto faqe informative.
Ndërkohë, edhe një pjesë e madhe e ministrive akoma nuk aplikojnë përdorimin e gjuhës shqipe në faqet e tyre të internetit