BE pret letrën e Papadimos për këstin e radhës
BE vendimin për të dhënë këstin e gjashtë të kredisë për Greqinë, do ta marr para fundit të nëntorit 2011. Kjo deklaratë është bërë nga presidenti i Eurogrupit Jean Claude Juncker, gjatë fjalimit të tij në Parlamentin Evropian për qeverisjen financiare të Evropës.
Juncker theksoi se BE është në pritje të letrës së kryeministrit të ri të Greqisë, Lukas Papadimos, në të cilën do të pasqyrohen me hollësi predispozitat e qeverisë së tij, si dhe programi që do të ndjekë për zbatimin e rekomandimeve dhe të masave që janë parashtruar nga Trojka.