E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekstradohet i kërkuari për trafik femrash

Është ekstraduar sot nga Londra i kërkuari ndërkombëtar Xhevat Kaca, 36 vjeç lindur në Librazhd.

Kaca është shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Librazhdit në vitin 2006 e ka dënuar me 10 vjet burg dhe 500 mijë lekë gjobë, për kryerjen e veprës penale të Shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese.

I ekstraduari Xhevat Kaca, pasi është larguar në drejtim të Italisë me shtetasen N. K. në vitin 1998, e ka detyruar atë të punojë si prostitutë, duke i marrë të gjitha lekët që ajo fitonte, dhe më pas e ka shitur atë tek një shtetas tjetër shqiptar. Në 2005, shtetasja N.K. është rikthyer në Shqipëri, ku dhe ka bërë denoncimin përkatës ndaj shtetasit Xhevat Kaca.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Londrën, u bë i mundur arrestimi në Angli, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë, i shtetasit Xhevat Kaca. Në aeroportin Nënë Tereza në Rinas, i ekstraduari i është dorëzuar përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›