Maqedoni, alarm për bombë në Ministrinë e Ekonomisë
SHKUP - Një telefonatë anonime, që paralajmëronte vendosjen e një bombe në ambientet e Ministrisë së Ekonomisë në Maqedoni, ka shkaktuar panik tek punonjësit e institucionit, të cilët kanë dalë menjëherë jashtë ndërtesës.
Forcat e antiterrorit nxorën jashtë punonjësit e Ministrisë, por dhe të disa institucioneve që ndodhen aty pranë, dhe pasi kryen të gjitha kontrollet e nevojshme konfirmuan se alarmi ishte fals.
Pas rreth 1 ore, punonjësit e Ministrisë së Ekonomisë u rikthyen në vendet e punës, ndërsa autoritetet po përpiqen të zbulojnë autorin e telefonatës.
(er.nu/BalkanWeb)