Australi, për herë të parë një grua kryeministre
Australia ka emëruar në postin e kryeministres një grua. Jullia Gillard është e para grua që mban një detyrë të tillë. Partia Laburiste në pushtet ka zevendësuar kryetarin e partisë Kevin Rud, dhe në vend të tij ka emëruar zevendës kryeministren e deritanishme, Xhulia Gilard në postin e kreut të qeverisë.
Popullariteti i Rud ka rënë pas një sërë manovrimesh politike, përfshirë vendimin për t'i prishur planet që ndotësit më të mëdhej të Australisë të paguajnë për emetimin e gazeve që lëshon në atmosferë. Kështu, pas revoltës brendapartiake kundër kryeministrit Kevin Rudd, në krye të qeverisë së Australisë për herë të parë ka ardhur një grua. Gillard mori kryesimin e kësaj partie dhe automatikisht edhe kryesimin e kabinetit qeveritar. 48-vjeçares Julia Gillard i duhet të shpëtojë tanimë Laburistët nga humbja në zgjedhjet e ardhshme. Rudd, i cili për një kohë të gjatë ishte shumë i popullarizuar, gjatë muajve të kaluar u përfshi nga kritika të ashpra. Ai kritikohet ndër tjerash edhe për moszbatimin e masave të dakorduara për ruajtjen e klimës. Kohët e fundit ka pasur rezistencë të madhe edhe për shkak të politikës së tij ndaj tatimeve dhe industrisë ndërtimore. Kjo është hera e parë në historinë australine, që vendi do të qeveriset nga nje femër. "Një takim i jashtëzakonshëm u mbajt ku u deklarun vakantë posti i liderit të partisë dhe ai i liderit të deputetëve. Liderja e re është Xhulia Gilard, 48 vjeç me profesion juriste", deklaron laburisti Majkëll Forshau nga Canberra.