Maqedoni, dhjetëra policë nën hetim për abuzime
SHKUP - Në Maqedoni rreth 40 policë të qytetit të Kumanovës janë nën hetim sepse dyshohet se mund të jenë të përfshirë në aktivitete të paligjshme.Njoftimi erdhi nga Ministria e Punëve të Brendshme. Ajo gjithashtu tha se 40 policët janë lëvizur nga postet që kanë pasur. Ndër ta përfshihen kryeshefa, shefa dikasteresh si dhe policë të njësiteve speciale. Sipas policisë, disa nga personat e arrestuar janë të kërkuar edhe në shtete të tjera dhe aktivitetet e tyre joligjore mund të jenë të përhapura në disa drejtime. Ky është një nga hetimet që përfshin grupin më të madh të policëve që dyshohen të jenë të përfshirë në aktivitete të paligjshme në Maqedoni.
(s.g/BalkanWeb)