E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedoni disa viktima brenda 24 oreve

Foto ilustruese

Shkup 16 korrik 2011 NOA 8211 Ne Maqedoni jane regjistruar tre viktima qe kane humbur jeten ne dy fatkeqesi qe kane ndodhur gjate 24 oreve te fundit njofton agjencia e lajmeve INA.

Nje cift bashkeshortor kane humbur jeten ne fshatin Crnican te Dojranit pasi u kapen nga korenti.

Sipas policise behet fjale per Jozhe.D 38 vjecar si dhe bashkeshortja e tij Daniela.D 33 vjecare. Jozhe ka pare kabllon e zbuluar dhe ne momentin qe ka prekur ate ai eshte kapur nga korenti ndersa me pas edhe gruaja e tij pesoi pasi qe gjate tentimit per te shpetuar burrin e saj gjithashtu pesoi goditjen qe ishte fatale per ciftin.

Nje 27 vjecar humbi jeten ne Gjevgjeli pasi vetura e tij sot ne mengjes u perfshi nga zjarri. Sipas njoftimeve zyrtare i riu 27 vjecar po drejtonte makinen ne periferi te Gjevgjelise ka humbur kontrollin duke goditur dhe rene ne nje kanal betoni. Per nje moment vetura e tij eshte perfshire edhe nga flaket me crast viktima nuk ka arritur te shpetoj dhe eshte djegur.

a.q/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›