Maqedoni, dy fëmijëvdesin nga gripisezonal
SHKUP- Në Maqedoni dy fëmijë kanë vdekur nga gripi sezonal i ashtuquajtur i tipit “B”, njoftoi Instituti i Shëndetit Publik në Shkup. ISHP ne Maqedoni nuk ka publikuar moshën e fëmijëve, por gjithashtu është njoftuar se edhe dy pacientë të tjerë janë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe gjenden në aparatet respiratore. Drejtori i Klinikës së Sëmundjeve Infektive, Zvonko Milenkoviç deklaroi se tek dy personat po bëhen analiza plotësuese laboratorike për të vërtetuar tipin e gripit. Sipas të dhënave spitalore, numri i të infektuarëve nga sëmundja e gripit sezonal ka arritur në 1748 raste, por deri tani asnjë prej tyre nuk janë me simptomet e virusit A H1N1.
(s.g/BalkanWeb)
(s.g/BalkanWeb)