E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedoni, dyshime për shitjen e organeve

Mbi 30 qytetarë në Maqedoni deri tani kanë ofruar për të shitur veshkët e tyre në Klinikën për nefrologji në Shkup. Lajmin e ka bërë të ditur sot televizioni A1.

Sipas materialit investigues, qytetarët drejtpërdrejt janë paraqitur në këtë klinikë duke ofruar tek një nga specialistët e njohur, Ninoslav Ivanovski.

Siç nënvizohet se qytetarët e interesuar pasi që janë refuzuar ata sigurisht kanë ndjekur rrugën e shitjes ilegale të organeve të tyre. Në vendet fqinje bëhet e ditur se ekzistojnë qendra për tregtinë me organe njerëzore dhe dyshohet se edhe shtetasit e Maqedonisë janë pjesë e këtij tregu.

Ministria e brendshme nuk ka njohuri për shitjen e organeve brenda territorit të vendit, por ajo nuk përjashton mundësinë që kjo të ndodhë në vendet fqinje edhe ate për shkak të rasteve të rënda sociale dhe varfërisë. (INA)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›