Cigaret kontrabandë, arrest me burg për 32-vjeçarin
Shkodër-Gjykata e shkallës së parë në Shkodër ka vendosur sot masën e sigurisë, "arrest me burg" për Ervin Xhakën, pronarin e furgonit të bllokuar tre ditë më parë nga policia me cigare kontrabandë.
Trupi gjykues, sipas ATSH-së, mori për bazë kërkesën e prokurorisë duke dhënë masën "arrest në burg" për pronarin e furgonit, ku u gjetën 33 koli cigare, pa pullë fiskale të Ministrisë së Financave.
Policia e Malësisë së Madhe bllokoi të mërkurën një furgon me cigare kontrabandë në vendin e quajtur Zagorë, si dhe ndaloi 32-vjeçarin, nga Shkodra, pronar i furgonit, të cilin e kishte deklaruar të vjedhur. Ndërkohë që policia shpalli në kërkim drejtuesin e mjetit, i cili u largua.