Vaji i ullirit, në peshoren e vlerave dhe antivlerave
Vaji i ullirit, përbën një formulë shëndeti dhe jetëgjatësie. Në të gjenden acidet omega-3-yndyrore, vitamina A dhe E, metale, selen, si dhe substanca antioksiduese, të cilat mbrojnë qelizat nga shkatërrimi, që mund të vijës si pasojë e radikaleve e të lira.
Në balancën mes të mirave dhe të këqijave natyrisht, peshorja anon nga dobitë. Kështu është provuar shkecërisht se vaji i ullirit rrit sasinë e kolesterolit duke ndihmuar kështu funksionin e mirë të enëve të gjakut.
Parandalon formimin e trombozave. Personat që konsumojnë dy lugë vaj ulliri në ditë, kanë rënie të LDL-kolesterolit dhe ngritje të nivelit të substancave antioksiduese në gjak të cilat kanë efekt pozitiv në mbrojtjen e zemrës. Ul presionin e gjakut dhe ndihmon në terapinë e hipertensionit. Ndihmon në funksionin optimal të trurit, si dhe në shëndet të mbarë të kockave, sidomos në fëmijë të vegjël, pasi ndihmon në absorbimin e kalciumit.
Duke qenë i pasur në vitaminë E, ndihmon në mbarëvajtjen e procesit të plakjes dhe, për këtë, është i domosdoshëm për të moshuarit. Mbron stomakun nga ulcera dhe gastriti. Po kështu mbron mëlçinë nga çrregullime dhe infeksione të ndryshme.
Studimet e reja tregojnë se vaji i ullirit ndihmon në parandalimin e kancerit të lëkurës, të zorrës, të prostatës dhe të gjirit dhe mbron qelizat e ADN-në nga deformimet, që mund të çojnë në shfaqjen e kancerit. Është më rezistues ndaj temperaturave të larta të gatimit.
Tani erdhi radha e efekteve negative. Duhet dimë edhe këtë: Vaji i ullirit është produkti që, në 100 g ka pothuajse 1.000 kalori, më shumë nga çdo lloj ushqimi tjetër. Për këtë arsye duhet konsumuar me sasi shumë të kufizuara, pasi mund të çojë shumë lehtë në shtim peshe.