Maqedoni, ekspertët: Shkarkimet në Drin, nuk mund ti ndalojmë
SHKUP-TIRANE-Ekspertë nga Enti Hidrometeorologjik i Ohrit, konsiderojnë se Maqedonia nuk mund t’i përgjigjet kërkesave të Shqipërisë për ndalimin e tërësishëm të ujit për në Drinin e Zi. Korrepondentja e TVNews24 Zerjeta Hajro nga Shkupi bëri të ditur se në disa vende të bregut të liqenit të Ohrit, janë përmbytur plotësisht, pasi niveli i ujit ka arritur kotën maksimale të lejuar prej 693,75 metrash. Ndaj sipas ekspretëve, kjo më shumë do të rriste nivelin e liqenit, dhe do të shkaktonte probleme në furnizimin e zakonshëm me energji elektrike, sepse një pjesë e saj prodhohet nga hidrocentralet Shpile dhe Glloboçicë që gjenden përgjatë lumit Drin i Zi. “Nëse mbyllet Drini i Zi, i cili mundëson rrjedhje të më shumë 50 metra kub uji në sekondë, atëherë me të vërtet do të ballafaqohemi me probleme“, tha Zdravko Krstanovski, nga Enti Hidrometeorologjik i Maqedonisë. Një tjetër eksperte, Llazo Naumovski nga Enti Hidrometeorologjik mendon ndërkohë se hidrocentralet e Shqipërisë për dallim nga hidrocentralet e Maqedonisë nuk kanë kapacitet për aq sasi uji. “Derdhja mesatare e ujit nga Maqedonia për në Shqipëri është 100 metra kub ujë në sekondë, por në kushte të tilla sasia e ujit sillet mes 500 dhe 600 metra kub“, u shpreh Naumovski. Ndërkohë ashtu sic bën të ditur edhe sesioni shqip në BBC, niveli i Liqenit të Ohrit në Maqedoni është në kuotat maksimale. Edhe këtu, hidrologët shprehen për shkarkim të ujrave në Drin që të mos ketë rritje të madhe në Liqenin e Ohrit. Hidrologu, Josif Milevski shprehet se “Niveli i ujit vazhdon të jetë në atë kuotë maksimale, ndërkohë që derdhjet janë minimale. Mbase do të duhet të ketë më shumë derdhje që mos të ketë rritje më të madhe”, sqaron z. Milevski. Për momentin, derdhjet në lumin Drin nga Ohri janë minimale. Përgjatë lumit Drin i Zi në territorin e Maqedonisë ka hidrocentrale, çka bën që uji të kontrollohet edhe për nevojat e prodhimit të energjisë elektrike. Por siç thonë ekspertët, nëse nivelet e ujrave rriten dhe në periudhën e kaluar kjo ka ndodhur edhe për faktin se shkrirja e dëborës shkarkonte ujrat nga mali direkt në lum, atëherë mund të rritet sasia e shkarkimit të ujrave. Megjtihate ekspertët thonë se moti i ligë dhe i ndryshueshëm kësaj here mund të jetë përparësi. Hidrologu Josif Milevsk thekson me pas se “Për fat këto ditë, parashikohet rreshje të pakta, edhe nëse ka reshje do të jetë dëborë. Ky parashikim është për ditët në vijim. Kjo gjë ka sjellë qetësimin e prurjeve të ujrave, dhe nëse mbahet kjo tendencë do të jetë mirë. Maqedonia për momentin është anashkaluar nga reshjet e mëdha, siç i shohim në vendet fqinje”, tha Josif Milevski, hidrolog pranë Entit Meteorologjik. Autoritetet në Shkup thonë se janë në komunikim të vazhdueshëm me ata në Shqipëri për të koordinuar situatat. Ndërkohë pala shqiptare konkretisht projektuesi i hidrocentraleve të Drinit të Zi në Shqipëri Farudin Hoxha, paralajmëron se derdhja e madhe nga lumi Drin shkakton problem në akumulimin në digën e Fierzës. Por, Ministri i Energjitikës Dritan Prifti shprehet se hapja e portave nga Maqedonia nuk do krijonte probleme. “Kemi kontaktuar me palën maqedonse dhe kemi mësuar se shkarkimet me 100 metër kub në sekondë nuk do na dëmtonte”, u shpreh Prifti rreth kësaj situate të krijuar mes dy vendeve pas përmbytjeve që po ndodhin prej ditësh ën Shkodrës is pasojë e hapjes së portave të shkarkimit në HEC-e si pasojë e tejngopjes së liqeneve nga shirat e shumtë të rënë ditët e fundit. (d.b/BalkanWeb)