Përmbytjet, PS: Berisha dëmshpërblim në para të dëmtuarve
TIRANË-Ka reaguar sërisht sot Partia Socialiste ndaj situatës me përmbytjet në veri të vendit duke i bërë i bëri thirrje edhe njëherë qeverisë të dëmshpërblejë me lekë në dorë çdo familje të dëmtuara nga përmbytjet në Qarkun e Shkodrës. Deputetja e PS-së, Eglantina Gjermeni, tha sot në një konferencë për shtyp, se "qeveria duhet të dëmshpërblejë të gjitha familjet e prekura nga përmbytjet, me para në dorë, si dhe të kompensojë qindarkë për qindarkë të gjitha dëmet e shkaktuara nga këto përmbytje". Gjermeni ashtu si kryetari i PS, një ditë më parë fajësoi shtetin si shkaktar të pëermbytejve në Shkodër. “Përmbytja që la mijëra familje pa shtëpi e pa katandi, nuk erdhi si rezultat i ngrohjes globale, apo eklipsit të hënës, sic thotë Kryeministri i votave të vjedhura, por erdhi si rezultat i rënies së shtetit, i mos zbatimit të ligjit dhe rregullave, që e përcaktojnë qartë kuotën limit të nivelit të ujit në digat e hidrocentraleve”. Sipas PS, katastrofa që përjeton sot veriu i vendit, nuk mund të lihet në dorë të fatit. “Për të gjithë këta njerëz, Sali Berisha nuk duhet të premtojë, por të veprojë. Tani. Sot. Ky është apeli ynë. Ky është apeli i shqiptarëve”, tha Gjermeni. (d.b/BalkanWeb)