E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedoni, falimenton televizioni privat A1

SHKUP- Televizioni A1 në Maqedoni ka ndërprerë mbrëmë transmetimin e programeve të tij me vendim të Agjencisë për Komunikime Elektronike. A1 ishte televizioni më i vjetër privat dhe më i shikuari, raportojnë mediat maqedonase, ndërkohë që ndërprerja e transmetimeve të tij ka ardhur si pasojë e falimentimit.

A1 ka falimentuar për shkak të një borxhi prej 30 milionë eurosh, për pasojë Agjencia për Komunikim Elektronik(AEK), i ka bllokuar frekuencat. Radio Evropa e Lirë transmeton se marrja e frekuencave ka ndodhur para se për këtë të votonte Këshilli për Radiodifuzionin.

Procedurat e falimentimit u ngritën për shkak se pronari i televizionit Velija Ramkovski për disa muaj ishte në paraburgim së bashku me një pjesën të menaxhmentit të tij.

Mbi 230 gazetarë dhe punonjës të televizionit humbin punën pas mbylljes së A1-shit, i cili kishte filluar punën në në vitin 1993.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›