Muaji i Ramazanit, Presidenti Topi uron besimtarët myslimanë
TIRANË- Presidenti Bamir Topi, me anë të një mesazhi të bërë publik në faqen zyrtare të presidencës u uron të gjithë besimtarëve myslimanë shqiptarë, fillimin e Muajit të Shenjtë të Ramazanit që nis nesër. Muaji i Ramazanit është një provë e vetëpastrimit shpirtëror, thotë Topi në mesazhin e tij, ndërsa shton se gjatë këtij muaji solidariteti dhe mirësia njerëzore arrijnë kulmin e tyre, duke na bërë të afërt me njëri-tjetrin për të ndarë jo vetëm gëzimin e besimin në vlerat fetare e njerëzore, por edhe për të kremtuar festat së bashku, pavarësisht besimeve të ndryshme.
“Të nderuar besimtarë myslimanë shqiptarë!
Në këtë vigjilje të fillimit të Muajit të Shenjtë të Ramazanit, kam dëshirën dhe kënaqësinë t’u uroj mbarë besimtarëve mylimanë shqiptarë, kudo që ndodhen një agjërim të lehtë, mbarësi e begati në familjet e tyre”, thuhet në mesazhin e Presidentit.
Kombi shqiptar sipas kreut të shtetit përbën shembullin e rrallë në botë ku bashkëjetohet paqësisht mes komuniteteve të ndryshme fetare.
“Toleranca dhe harmonia fetare, bashkëjetesa paqësore mes feve e kanë shndërruar kombin shqiptar në një shembull të rrallë në botë të këtyre vlerave sa njerëzore dhe shpirtërore. Këto vlera evidentojnë dhe konsolidojnë besimin e shoqërisë sonë tek një e ardhme e sigurtë për të gjithë kombin, të ngritur mbi vullnetin dhe dëshirën e qashtër të secilit prej nesh për të qenë bashkë në ditë të mira e në ditë të vështira, në dhimbje dhe gëzim, sot e mot duke i bërë kështu një shërbim të madh edhe brezave që do ta trashëgojnë këtë pasuri të paçmuar në të ardhmen”, shprehet Presidenti.
“Qoftë i lehtë për ju ky muaj agjërimi! Zoti ju ndihmoftë në këtë ritual të shenjtë dhe ju dhëntë shëndet, forcë e besim për ta përmbushur më së miri atë! Ju uroj nga zemra lumturi dhe begati në familjet tuaja! Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe mbarë kombin shqiptar!”, uroi Topi.
(m.a/BalkanWeb)