E Shtunë, 31 Tetor 2026

Triumfi ne Eurovision feste ne Azerbaxhan

Azerbajxhani kurorëzon fitoren në Festivalin e Kënges “Eurovision” për vitin 2011, duke e zënë vendin e parë mes 43 shteteve. Eldar Gasimov dhe Niga Xhamal fituan me duetin, “Running Scared” ndërsa në Baku fitorja është festuar në rrugë deri në orët e para të mëngjesit.

Ell dhe Nikki fituan me balladën pop finalen kundër 24 konkurentëve të tjerë. Në fund Azerbaxhiani mori 221 pikë.
Dueti fitues, një 22- vjeçar, studenti i pianos dhe një nënë e dy vajzave, 31- vjeçare çon  Eurovizionin në Baku vitin që vjen.

Italia zuri vendin e dytë me Raphael Gualazzi me këngën jazz "Madness of Love" që  mori 189 pikë derisa Suedia doli e treta në edicionin e 56- të të Eurovizionit.

Ndryshe nga vitet e fundit, kësaj herë pati vetëm pak këngë folklorike. Shfaqja u transmetua direkt në 55 shtete dhe u ndoq nga 120 milionë teleshikues.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›