E Shtunë, 31 Tetor 2026

Egjipt perleshje mes Muslimaneve dhe kopteve. 65 te plagosur

Nuk ndalet dhuna në Egjipt. Vetëm pak javë pas revolucionit që përmbysi regjimin e Mubarakut  dhuna sektare bëhet shkas për  trazira të reja. Mijëra të krishterë kanë protestuar në Kajro kundër dhunës e cila një ditë më parë u ka marrë jetën dy protestuesve koptë. Një shpërthim është  dëgjuar mëngjesin e sotëm në gadishullin e Sinait në afërsi të varrit të një sheiku arab duke u bërë akti më i fundit i dhunës në Egjiptin e trazuar.

Nga përleshjet e reja midis të muslimanëve dhe koptëve të krishterë në Kajro, sipas të dhënave, në natën duke u gdhirë dita e dielë janë plagosur deri në 65 vetë.

Shkaktar i trazirave, sipas policisë ishte zënka mes një të riu musliman dhe disa koptëve, të cilët ka ditë që po protestojnë para ndërtesës së televizionit shtetëror egjiptian kundër sulmeve ndaj dy kishave. Gjatë trazirave janë hedhur gurë dhe shishe molotov. Të paktën dhjetë makina janë përfshirë nga flakët e zjarrit. Policia dhe ushtria përdoren gazin lotsjellës për të shpërndarë masën e njerëzve.

Fundjavën e kaluar gjatë përleshjeve mes të krishterëve dhe muslimanëve në kryeqytetin egjiptian u vranë 15 vetë dhe u plagosën rreth 240 të tjerë. Koptët përbëjnë rreth një të dhjetën e popullatës së përgjithshme egjiptiane.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›