Maqedoni, fushatë kundër keqpërdorimit të liberalizimit

Në Maqedoni po vijon fushata kundër keqpërdorimit të liberalizimit të vizave dhe se në disa qytete qeveria ka vijuar me tribuna të hapura me qytetarët.
"Stop keqpërdorimit të vizave" është motoja e këtyre tribunave që ka nisur të realizohet nga qeveria, ndërsa udhëhiqet nga Ministria e Brendshme, ministri Nexhdet Mustafa nga radhët e komunitetit rom si dhe qendra informative rome.
Komuniteti rom është i theksuar rreth keqpërdorimeve të liberalizimit të vizave, ndërsa pas tyre radhitet komuniteti shqiptar nga zonat e varfëra. Muajve të fundit ka shënuar rënie trendi i qytetarëve të Maqedonisë që kërkojnë statusin e azilit në vendet e Bashkimit Evropian.
Belgjika, Gjermania, shtetet Skandinave janë ato më të piketuara, ku qytetarët nga Maqedonia kërkojnë statusin e azilit.