E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korçë, burri padit bashkëshorten për vjedhje

Një 54-vjeçar ka paditur bashkëshorten e tij për vjedhje dhe braktisje të fëmijës. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Sul të Devollit në Korçë ku 54-vjeçari ka paditur 36-vjeçaren A.Sejdo se ka braktisur fëmijën 12-vjeç dhe i ka marrë atij shumën prej 100 mijë lekësh të reja.
 

Policia ka nisur hetimet menjëherë pas denoncimit ndërsa nga hetimet ka rezultuar se gruaja është larguar tek prindërit e saj që banojnë në qytetin e Durrësit.
 

Ndërkohë materialet në ngarkim të 36-vjeçares i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale "Braktisje e fëmijve të mitur" dhe "Vjedhje.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›