E Diel, 1 Nëntor 2026

Maqedoni, hetim 40 agjenteve te policise se Kumanoves

40 agjente policie, operative ne qytetin e Kumanoves ne Maqedoni ndodhen nen hetim pasi dyshohen te jene perfshire ne aktivitete kriminale.

Lajmin e bejne te ditur burime prane Ministrise se Brendshme maqedonase, sipas te cilave policet jane te gradave te ndryshme, qe nga krere dikasteresh, deri tek agjente normale dhe efektiva te njesive speciale.

Sipas burimeve, dyshohet qe policet te jene perfshire ne kontrabanden e duhanit, lidhur me te cilen vetem pak dite me pare ne Kumanove u arrestuan 20 persona. Mes te arrestuarve ishte edhe nje biznesmen shume i njohur maqedonas, Bajrush Sejdiu, njekohesisht pronar i nje klubi futbolli.

Ministria e Brendshme e Shkupit ka deklaruar se cilet do qe te jene personat e perfshire ne kete trafik, do te dalin para drejtesise.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›