E Diel, 1 Nëntor 2026

Maqedoni, hyn në fuqi ligji i ri i lustracionit

Në Maqedoni ka hyrë sot në fuqi ligji i ri për lustracionin, ku të gjitha emrat e bashkëpunëtorëve të shërbimeve sekrete do të bëhen publike.

Gjithashtu do të jenë transparente dhe publike edhe dosjet dhe dokumentet zyrtare të gjithë ish-spiunëve.

Me ligjin e ri përfshihet periudha kohore deri në vitin 2006, përgjithësisht deri në kohën kur është aplikuar ligji për marrjen e informacioneve. Ligji i ri detyron që të përfshihen në procesin e lustracionit edhe personat që kanë përfituar kapitale në ndërmarrjet shoqërore të privatizuara.

Gazetarët, klerikët, shoqatat joqeveritare dhe anëtarët e partive politike nuk janë të detyruar për të dërguar deklarata pranë Komisionit të Lustracionit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›