E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ibra te PSG, kanë mbetur vetëm detajet

Agjenti i Zlatan Ibrahimovic, Mino Raiola, thotë se kanë mbetur vetëm disa detaje të vogla për kompletimin e transferimit të sulmuesit suedez nga Milani te Paris Saint-Germain.

“Ne ende na mungojnë detajet, por detajet janë të rëndësishme. Sa milionë? Unë nuk kam shkuar në shkollë; nuk di t`i numëroj ato”.

“Ka diskutime të ndryshme; është një kontratë e madhe. Nëse Ibra nuk dëshiron të largohet, ai nuk do të nënshkruajë. Këto janë ato momentet dhe mundësitë e mëdha dhe nëse gjithçka shkon si duhet, mirë; nëse jo, nuk prish asgjë”.

“Por ne jemi këtu për t`i bërë gjërat mirë. PSG është një skuadër që do të jetë në mesin e më të mirave brenda disa vitesh, nëse tashmë nuk është”, ka thënë Raiola për Sky Sport Italia.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›