Maqedoni, këshill kundër procesit gjyqësor ndaj Kurtit
Ky këshill do të përbëhet nga një numër organizatash dhe aktivistësh të shoqërisë civile, të cilët janë të shqetësuar për rihapjen e procesit gjyqësor ndaj Albin Kurtit, dhe për mungesën e hetimit për vrasjen e dy demonstruesve më 10 shkurt 2007.
“Duke qenë të vetëdijshëm për momentin në të cilin ndodhemi gjithë bashkë, si dhe në funksion të sensibilizimit më të madh të opinionit publik në IRJM dhe atij ndërkombëtar, në koordinim me lëvizjen VETËVENDOSJE, ju informojmë se një këshill i njëjtë si në Tiranë dhe në Prishtinë duhet të themelohet edhe në IRJM”, ka theksuar për mediat në Maqedoni, kryetari i organizatës “Iliricum Libertas”, Valon Kurtishi.
Ai theksoi se organizata është duke bërë përgatitjet përfundimtare për realizimin e një takimi me gjithë OJQ-të dhe intelektualët nga Maqedonia, në funksion të themelimit të këshillit kundër procesit gjyqësor ndaj Albin Kurtit.
Ndërkohë, në mbrojtje të liderit të Lëvizjes “Vetëvendosje” është ngritur edhe Joe Higgins, anëtar i Parlamentit të BE-së, i cili ka dërguar një letër përkrahjeje për Kurtin, duke e cilësuar procesin gjyqësor ndaj tij si të motivuar politikisht.