Ja akset e bllokuara nga shembjet masive
Aktualisht, të bllokuara janë akset Pukë –Fushë Arrës në 2 km në dalje të qytetit është shembur trupi i rrugës në një gjatësi rreth 40 ml, Qafë – Mali Fierëz, në fshtin Porovë dhe Fierëz, rruga është e bllokuar si pasojë e shembjet masive të dherave.
Ndërkohë, i bllokuar është edhe aksi Lozhan – Moglicë, të Korçës si rezultat i shembjeve masive është dëmtuar ura, për pasojë rruga në këtë pjesë është e bllokuar. I bllokuar është edhe aksi Librazhd –Peshkopi si pasojë e reshjeve të dëborës. Ndërkohë, me një kalim të kalueshme janë akset Burrel-Klos, Shengjin – Kune, Fushë Arrëz- Iballë lumi ka gërryer shtratin e rrugës pranë fshatit Kryezi , rruga është e kalueshme vetëm për mjetet e vogla. Edhe në jug situata është e njëjtë, ku nga rrëshqitjet e mëdha, i kalueshëm vetëm me një kalim është aksi rrugor Gjirokastër-Tepelenë.
E njëjtë paraqitet situatë edhe në aksin Tepelenë – Këlcyrë – Çarshovë, Tepelenë – Memaliaj, Vlorë-Orikum, Sarande - Qafe Muzinë, Vlore-Selenice, Vlorë –Tepelenë, Vlore-Borsh, Fier – Fratar, Poliçan- Çorovodë, Kakome- Qafë Dërras,etj. Edhe autostrada Lushnjë –Fier është e përmbytur në disa akse për shkak të reshjeve të shumta. “Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve në bashkëpunim me Drejtoritë Rajonale në Qarqe dhe Firmat Kontraktore për Mirëmbajtjen Dimërore të rrugëve janë në gatishmëri të plotë me njerëz dhe mjete për zgjidhjen e situatës”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Transporteve.